Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Me Bedri Hamzën do të krijojmë siguri dhe zhvillim ekonomik

Kryeziu: Me Bedri Hamzën do të krijojmë siguri dhe zhvillim ekonomik

Qëndrim Kryeziu, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se është qeveria që ka dhënë më së shumti leje për dëmtimin e tokave të bukës, ndonëse kishte premtuar se do t’i lironte dhe mbronte ato.

Në një deklaratë publike, Kryeziu theksoi se me ardhjen e Bedri Hamzës në krye të qeverisë, ai do të japë kontributin e tij në sektorin e ekonomisë.

“Unë mjek nuk jam, jam ekonomist. Kjo është edhe pjesa ime ku mund të ndihmoj,” u shpreh Kryeziu, duke theksuar se vendi ka nevojë për veprime konkrete dhe funksionalizim të të gjithë mekanizmave shtetërorë.

Sipas tij, një qeverisje e përgjegjshme ekonomike do të ndikojë drejtpërdrejt në ndaljen e migrimit dhe në rritjen e sigurisë në vend.

“Duhet të krijojmë kushte që rinia të mos ikë nga Kosova, por t’u thërrasë shokëve të vet: ‘Hajde, sepse është bërë më mirë këtu’,” tha Kryeziu.

Ai theksoi se përmirësimi i kushteve ekonomike dhe sigurisë është çelësi për një të ardhme më të mirë për Kosovën.