Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Më 28 dhjetor qytetarët të zgjedhin mes territ dhe dritës ekonomike

Kryeziu: Më 28 dhjetor qytetarët të zgjedhin mes territ dhe dritës ekonomike

Qëndrim Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes aktuale, duke e cilësuar kryeministrin në detyrë si “më të korruptuarin që ka pasur ndonjëherë Kosova”.

Sipas Kryeziut, ditët e ardhshme do të jenë historike për vendin, pasi ai i konsideron si mundësi për “çlirim ekonomik”, duke i krahasuar me çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Ai thekson se sot qytetarët e Kosovës janë të “okupuar dhe të burgosur ekonomikisht”.

Kryeziu akuzon qeverinë për humbjen e fondeve evropiane, të cilat, sipas tij, kanë qenë donacione të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai thekson se këto mjete nuk ishin pronë personale e askujt dhe se, edhe sikur një pjesë e tyre të keqpërdorej, një pjesë tjetër do të mbetej në bizneset vendore dhe te punëtorët kosovarë.

“I humbi ato investime,” ka deklaruar Kryeziu, duke ia atribuar përgjegjësinë drejtpërdrejt kryeministrit aktual.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Kryeziu u bën thirrje qytetarëve që të mendojnë mirë para se të votojnë. “Është zgjedhje mes terrin dhe dritës,” thekson ai, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje si simbol të errësirës politike dhe ekonomike.

Në anën tjetër, Kryeziu prezanton alternativën që, sipas tij, përfaqëson “dritën”, duke përmendur numrin 130, që e lidh me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, si dhe numrin e tij personal 103. Ai thekson se është angazhuar për ta ndihmuar Hamzën në fushën e ekonomisë, duke shtuar se sukseset e tij profesionale flasin vetë.

“130 milion arsye për ta votuar Bedri Hamzën,” përfundon Kryeziu, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.