Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Mbyllja e pikës së karburantit la 35 familje pa bukë, ndërsa u lejua ndërtimi i një pompe tjetër pranë saj

Kryeziu: Mbyllja e pikës së karburantit la 35 familje pa bukë, ndërsa u lejua ndërtimi i një pompe tjetër pranë saj

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, ka reaguar lidhur me mbylljen e një pike të karburantit, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe politikisht të motivuar.

Sipas Kryeziut, sot në këtë pikë karburanti do të duhej të ishin në punë 35 punëtorë, që përfaqësojnë 35 familje, por ata janë larguar nga puna pas vendimit për mbylljen e objektit. Ai thekson se pika e karburantit është mbyllur me arsyetimin se kinse paraqiste rrezik për AKI-në.

“Ndërkohë që kjo pikë u mbyll, ngjitur me objektin, në vetëm 7 metra distancë, rruga u hap dhe u ndërtua një pompë tjetër karburanti. Pronari i saj është mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa pronari i pompës së mbyllur ka qenë që nga fillimi mbështetës i PDK-së”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai shton se ky rast dëshmon standarde të dyfishta dhe përdorim selektiv të institucioneve shtetërore, duke theksuar se pasojat po i vuajnë drejtpërdrejt qytetarët dhe familjet e tyre.

“Arsyen besoj se qytetarët e dinë vetë”, përfundon reagimin e tij Kryeziu.