Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeziu: Marrëveshjet do të nënshkruhen vetëm para qytetarëve

Kryeziu: Marrëveshjet do të nënshkruhen vetëm para qytetarëve

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, ka deklaruar se çdo marrëveshje që ai do ta rishikojë apo nënshkruajë në të ardhmen do të bëhet vetëm në prani të plotë mediatike dhe transmetim live.

Sipas Kryeziut, kjo qasje është e domosdoshme për të garantuar transparencë dhe për të shmangur, siç tha ai, praktikat e dyfishta në komunikim dhe vendimmarrje.

“Çdo marrëveshje do të nënshkruhet vetëm në prezencë të mediave dhe para syve të qytetarëve. Jo prapa dyerve të mbyllura. Populli duhet ta dijë saktë se çfarë po nënshkruhet dhe kush mban përgjegjësi,” ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, duke i akuzuar për mungesë transparence dhe për, sipas tij, shmangie të përgjegjësisë institucionale.

“Gjithmonë dalin duke ia lënë fajin dikujt tjetër – herë ZRRE-së, herë KOSTT-it. Qytetarët nuk janë bebe. Ky popull ka mbijetuar një treg të egër dhe nuk mund të mashtrohet me dokma,” ka theksuar ai.

Kryeziu ka shtuar se qytetarët e Kosovës meritojnë të vërtetën dhe llogaridhënie të drejtpërdrejtë, duke theksuar se vetëm transparenca e plotë mund të rikthejë besimin në institucionet e vendit.