Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeziu: Lulit i ka taku me çdo çmim të ishte pjesë e varrimit të Haxhi Thaçit, Hashimi ishte shoku më i ngushtë i babait të tij Adem Jasharit

Kryeziu: Lulit i ka taku me çdo çmim të ishte pjesë e varrimit të Haxhi Thaçit, Hashimi ishte shoku më i ngushtë i babait të tij Adem Jasharit

Sot në ceremoninë e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi nuk morrën pjesë krerët institucionalë Osmani, Kurti e Konjufca. Përveç tyre munguan edhe përfaqësues nga familja Jashari, gjë që ngjalli reagime të shumta edhe në opinionin publik.

E pronari i Korporatës Kryeziu, Qëndrim Kryeziu tha se sot do të duhej që djali i komandantit Adem Jashari, Lulzimi të ishte prezent pasi sipas tij, Thaçi ishte shoku më i ngushtë i babait të tij Adem Jasharit.

“E sot kur do të duhej që Lulzim Adem Jashari të ishte pjes edhe e të pames e le më varrimit, por nuk mori pjes as ai e as ni JASHAR, Lulit i ka taku me shku me çdo çmim se Hashimi ishte shoku më i ngusht i babës ti, Ademit! Hashimi, Ademi dhe Ramizi nën direktivat e Azem Sylës kryen aksionet e para në Drenicë, dhe deshti e s’deshi Luli, u desht me kan prezent!”, tha Kryeziu.

Por që sipas tij, “nuk është hera e parë që familja Jashari bënë k’so gabime që s’ja fal as ZOTI, e le më shoqëria!”.

Derisa në reagimin e tij shtoi se “dy vite më parë u varros Agron Smajl Haradinaj, djali i vogël i A’Tdhetarit Smajl Haradinaj, ku e gjithë familja e Smajlit ishte e tëra e burgosur politikisht, familjarisht, e tërë familja e Smajlit ishte në Çelula Çlirimtare kogja herët, dhe as një Jashar s’mori pjesë në varrim të Agronit, kur dihej se prap vllaun Agroni e kishte në burg!

Për veti e kan, se për kryeminstrin, e presidenten po dihet, po befasi ishte edhe djali i veprimtarit Sherif Konjufca, Glauku…”, shtoi ai./TV ARBËRIA./