Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Kurti po e gërryen nga brenda shtetin e Kosovës përmes negociatave në Bruksel

Kryeziu: Kurti po e gërryen nga brenda shtetin e Kosovës përmes negociatave në Bruksel

Qëndrim Kryeziu ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me debatet për korrigjimin e kufijve dhe dialogun Kosovë–Serbi.

Ai ka thënë se historia, sipas tij, një ditë do të dëshmojë se cili ishte plani i ish-presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit si pjesë e projektit për sigurimin e njohjes nga Serbia me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Kryeziut, përmes këtij plani Kosova do të fitonte tri komuna me popullsi shqiptare në Luginën e Preshevës dhe do t’i ruante edhe komunat ekzistuese në Kosovë, të cilat, Glauk Konjufca i kishte quajtur dikur “komuna të Millosheviçit”.

Ai pretendon se ky skenar ishte kundërshtuar nga ata që sot janë në pushtet, pasi, sipas tij, të njëjtit kanë pasur plane për një ndarje të brendshme territoriale përmes autonomisë së vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe për Kishën Ortodokse Serbe.

“Albin Kurti, nëpërmjet negociatave në Bruksel, po e gërryen nga brenda dalëngadalë shtetin e Kosovës, duke bërë që Serbia ta fitojë në paqe atë që e kishte humbur në luftë”, ka shkruar Kryeziu në reagimin e tij në Facebook.