Maliq Kryeziu prindi i Mentorit, djalit të cilit iu gjetën eshtrat pas 26 vitesh nën emocione të forta tregoi momentin e ndarjes nga djali i tij, i cili sipas tij, kërkonte ndihmë prej tij.
Në emisionin “N’PULT” me Resim Morina, Kryeziu tha se afër 150 metra pasi është larguar nga vendi ku u nda dhunshem nga djali i tij, ka dëgjuar krismat e armëve.
“Unë në atë moment u gjeta para një si me thënë para një bllokimi humbja dhe fuqia njëfarë mënyre kur e shihja fytyrën e tij më duket sikur ai kerkonte ndihmë prej meje unë nuk e kisha atë fuqi, atë mundësi sepse vetëm pritej kur po shkrep. Dhe ajo ndodhi pasi jemi nis ne diku 100 -150 metra kur jemi largu prej aty i kemi ndëgju krismat e armëve”, tha ai./TV ARBËRIA.