Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeziu kritikon ashpër Vetëvendosjen: “Nga ‘çlirimi i veriut’ te rikthimi i Listës Serbe –

Kryeziu kritikon ashpër Vetëvendosjen: “Nga ‘çlirimi i veriut’ te rikthimi i Listës Serbe –

Drejtori i TV Arbëria, Qëndrim Kryeziu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në komunat veriore, duke kritikuar ashpër narrativën e Lëvizjes Vetëvendosje për të ashtuquajturin “çlirim të veriut”, shkuran TV ARBËRIA.

Në një deklaratë të publikuar sot, Kryeziu thotë se për më shumë se dy vjet Vetëvendosje, në krye me kryeministrin Albin Kurti, e mbajti si temë qendrore “çlirimin e veriut”, të cilin ai e cilëson si propagandë që, sipas tij, solli izolim politik dhe ekonomik për vendin, si dhe tensionim të raporteve me aleatët strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Kryeziut, zhvillimet e fundit në veri dhe rikthimi i Listës Serbe në pushtet, si dhe festimet me simbole shtetërore të Serbisë, dëshmojnë – siç thotë ai – realitetin e vërtetë të situatës.

Ai ngriti pyetje të drejtpërdrejta për përkrahësit e kryeministrit Kurti, duke ironizuar deklarimet e tyre të dikurshme.

“Ku janë sot ata që e quanin ‘Babë Albinin’? Pse nuk shkuan t’i dalin në ndihmë?”, shprehet Kryeziu, duke theksuar se, sipas tij, Kosova ka humbur ndjeshëm mbështetjen ndërkombëtare, ndërsa përfituesja e vetme ka mbetur Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar.

Ai shton se imazhi i shtetit të Kosovës “kurrë më i dobët nuk ka qenë”, duke kërkuar mobilizim politik për rikthimin e stabilitetit.

Në fund, Kryeziu i bën thirrje Bedri Hamzës dhe politikanëve të tjerë të opozitës që, siç thotë ai, “të marrin përgjegjësinë për drejtimin e vendit”, duke theksuar se Kosovës i nevojitet “RiÇlirim i vërtetë”.

POSTIMI I PLOTË