Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu kërkon dorëheqje ose përfundimin e Ligjit për Specialen: Protestat do të vazhdojnë deri në kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kryeziu kërkon dorëheqje ose përfundimin e Ligjit për Specialen: Protestat do të vazhdojnë deri në kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Qëndrim Kryeziu ka reaguar lidhur me zvarritjen e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke u bërë thirrje përgjegjësve që të marrin vendim për përfundimin e këtij procesi ose të japin dorëheqje.

Përmes një reagimi, Kryeziu ka kritikuar atë që e quan pazare politike rreth Ligjit për Specialen, duke kërkuar që institucionet të mos humbin më kohë, por të punojnë për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në vendlindje.

Ai ka komentuar edhe pamjet nga protestat, duke thënë se ato janë prekëse dhe se koha e artistëve si Çlirimi ka përfunduar.

Kryeziu ka theksuar se nuk do të ketë më artistë në protesta dhe as pazare politike për këtë çështje.

Në fund, ai ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.