Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Investimet e huaja në energji prioritet për pavarësimin energjetik të Kosovës

Kryeziu: Investimet e huaja në energji prioritet për pavarësimin energjetik të Kosovës

Qëndrim Kryeziu, ka njoftuar se po zhvillon hapa konkretë drejt zhvillimit energjetik të Kosovës. Në një darkë pune me partnerë biznesorë në Zvicër, Kryeziu ka diskutuar dhe vendosur themelet e një projekti kapital për të ardhmen energjetike të vendit, shkruan TV Arbëria.

Ai ka deklaruar se gjatë fushatës elektorale ka premtuar se investimet e huaja në sektorin e energjisë do të jenë prioriteti i tij, dhe se do t’i qëndroj besnik këtij premtimi, pavarësisht pozicionit politik që mund të ketë.

“Jam i bindur se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe stabilizim të gjendjes pa pavarësimin energjetik të Kosovës,” ka theksuar Kryeziu.

Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën energjetike dhe të tërheqë investime të huaja që mund të forcojnë sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

/TV Arbëria