Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu i vendos ultimatum Xharrës: Kërkon publikimin e emrave të personave të financuar nga Serbia

Kryeziu i vendos ultimatum Xharrës: Kërkon publikimin e emrave të personave të financuar nga Serbia

Qendrim Kryeziu ka reaguar me tone të ashpra ndaj gazetares Jeta Xharra, duke i kërkuar publikisht transparencë lidhur me pretendimet për ndikime nga Serbia.

Në deklaratën e tij, Kryeziu i referohet ironikisht një “bërlloku patriotik”, duke akuzuar Xharrën se po tenton të bëjë, sipas tij, një lloj “vetingu” për individë që dyshohet se kanë lidhje me Serbinë.

Ai i ka vendosur një afat të shkurtër, deri në orën 10:00 të ditës së nesërme, që të publikojë emër për emër personat që, sipas pretendimeve, janë paguar nga Serbia.

“Nuk tolerohet më kjo punë kështu”, ka theksuar Kryeziu në reagimin e tij, duke kërkuar përgjegjësi dhe qartësi publike mbi këto pretendime.