Qëndrim Kryeziu ka reaguar lidhur me një ceremoni fetare të zhvilluar në Gjirokastër, ku, sipas tij, gjatë një meshe është kënduar kënga “Kosovo je Srbija”.
Kryeziu i është drejtuar publikisht kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar që të mos heshtë për atë që e cilëson si provokim dhe propagandë politike serbe.
“Edi, Gjirokastëra e kujt është, e Greqisë apo e Shqipërisë, që Kosovën ta cilësojë si pjesë serbe?”, ka shkruar Kryeziu.
Ai ka theksuar se, sipas tij, rasti nuk duhet të trajtohet vetëm si një ceremoni fetare, por si një veprim që kërkon reagim institucional.
Kryeziu ka kërkuar gjithashtu që ndaj personave përgjegjës të ndërmerren masa ligjore, duke përmendur edhe shkarkimin e Peshkopit Joan dhe ndjekjen penale të Mitropolitit të Gjirokastrës.
“Feja duhet të bashkojë njerëzit, jo të bëhet instrument i propagandës politike serbe e turke”, është shprehur ai.