Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu i drejtohet Komandant Remit: Çfarë zori ke që po kërkon koalicion me Albinin?

Kryeziu i drejtohet Komandant Remit: Çfarë zori ke që po kërkon koalicion me Albinin?

 

Qëndrim Kryeziu ka kritikuar Rrustem Mustafën, i njohur si Komandant Remi, për kërkesën për koalicion me kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar prej tij një përgjigje të sinqertë.

Në një postim në Facebook, Kryeziu ka theksuar se Kosova ka institucione të formuara dhe se, sipas tij, Qeveria me 51 për qind nuk ka nevojë për votat e PDK-së.

“Komandant Remi, Kosova ka Qeveri, ka Parlament, ka President, bile ka Qeveri me 51%, që as nuk i duhet vota e juaj dhe as e PDK-së për asgjë”, ka shkruar Kryeziu.

Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Mustafës, duke e pyetur për arsyet e kërkesës për koalicion me Kurtin.

“Çfarë zori ki, Rrustem Mustafa, që po kërkon koalicion me Albinin? Çka ki? A mundesh kësaj pyetjeje me ia dhanë një përgjigje të sinqertë e mos me i ba dëm ma shumë PDK-së”, ka shkruar ai.

Kryeziu ka thënë se detyrë e PDK-së dhe e çdo qytetari është që t’i kërkojë llogari kryeministrit për qeverisjen.

“Detyrë e PDK-së dhe e çdo qytetari është me i lyp llogari Albin Kurtit për qeverisjen”, thuhet në postimin e tij.

Ai ka kritikuar edhe ata që, sipas tij, kundërshtojnë kritikat ndaj Kurtit, duke ngritur pikëpyetje për arsyet e një qëndrimi të tillë.

“E gjithë ajo klikë që thoni: ‘Mos i kërkoni llogari, kritik, mos e akuzoni se po rritet’, a mos vallë ju jeni ata që Albini mos rasisht po ju mban me ‘taxhi’, me tenderë njëburimorë dhe me OJQ”, ka shkruar Kryeziu.

Në fund, ai ka lënë të kuptohet se ata që ndajnë qëndrime të tilla mund të zgjedhin të jenë në krahun e Kurtit.

“Kështu që, nëse je në atë krah, kalo mirë!”, ka shkruar ai.

Kryeziu e ka përmbyllur reagimin duke theksuar nevojën për llogaridhënie ndaj qytetarëve.

“Vendi ka nevojë me kërku llogari për taksat që ia paguajmë këtij shteti, e jo me u barazu me të, e me heshtë”, ka përfunduar ai.