Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Gjendja në kampin e Njësisë Speciale në “Belvedere” është poshtërim për shtetin

Kryeziu: Gjendja në kampin e Njësisë Speciale në “Belvedere” është poshtërim për shtetin

Qëndrim Kryeziu ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me kushtet në kampin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në “Belvedere”, në Mitrovicë.

Sipas tij, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës vazhdon të jetë mburoja kryesore e shtetit dhe në shumë raste pjesëtarët e saj nuk kanë hezituar të sakrifikojnë edhe jetën për garantimin e sigurisë nacionale.

Ai ka përmendur edhe përballimin e sulmit paramilitar nga Serbia më 24 shtator si një nga rastet më të qarta që dëshmon rolin dhe sakrificën e tyre.

Kryeziu thekson se trajtimi me dinjitet i pjesëtarëve të kësaj njësie është më e pakta që mund të bëjë Qeveria, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme. Megjithatë, sipas tij, pamjet nga kampi i Njësisë Speciale në “Belvedere” flasin për një trajtim të papranueshëm.

“Një shpërfillje e tillë nga Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla ka bërë që pjesëtarët e Njësisë Speciale të duken sikur janë të strehuar në një kamp refugjatësh”, ka shkruar ai.

Sipas Kryeziut, kjo situatë përbën poshtërim ndaj një prej pjesëve më të guximshme të shoqërisë kosovare, duke shtuar se institucionet duhet të tregojnë më shumë respekt dhe përkujdesje për ta