Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeziu fton në protestë gjithëpopullore ata që ndjehen shqiptarë, ndërsa ata që e kanë në shpirt Jugosllavinë mund t’i shohin nga TV çlirimtarët

Kryeziu fton në protestë gjithëpopullore ata që ndjehen shqiptarë, ndërsa ata që e kanë në shpirt Jugosllavinë mund t’i shohin nga TV çlirimtarët

Qëndrim Kryeziu ka bërë thirrje që të gjithë ata që e konsiderojnë mbrojtjen e historisë dhe të vërtetën e luftës si detyrën më të shenjtë, të dalin nesër në shesh për t’u bashkuar me protestën e thirrur nga çlirimtarët e Kosovës.

Në qëndrimin e tij, Kryeziu thekson se nuk është hera e parë që këshilltarë dhe figura të Lëvizjes Vetëvendosje, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, kanë zhvilluar fushata dezinformuese kundër pjesës më të lavdishme të historisë kombëtare.

Ai kujton deklaratat e Donika Gërvallës, e cila kishte pohuar se ka deponuar dëshmi kundër liderëve themeltarë të shtetit në Hagë, dhe rastin e Dimal Bashës, i cili e kishte përshkruar UÇK-në si të lidhur me krimin dhe narkotrafikun. Sipas Kryeziut, akuza të tilla, së bashku me ekspozitën e fundit në shesh, janë vetëm një tallje me gjakun e derdhur për liri.

“Prandaj, të gjithë ata që ndihen shqiptarë më shumë se çdo gjë tjetër, duhet të jenë nesër në shesh. Ata që kanë nostalgji për Jugosllavinë dhe Serbinë, nuk kanë nevojë të lëvizin nga shtëpitë e tyre, le të shohin reagimin popullor nga TV dhe rrjetet sociale, ashtu siç ishin indiferentë në vitin 1998 e 1999,” përfundon Kryeziu.