Qëndrim Kryeziu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti për “shpërdorim të buxhetit të shtetit për interesa partiake”, duke theksuar se masat sociale po shfrytëzohen për përfitime elektorale, ndërsa sektorë tjerë po përballen me krizë të thellë financiare.
Kryeziu kritikoi rritjen e shtesave për fëmijë, duke pyetur se përse Qeveria e aplikon këtë masë “në kundërshtim me ligjin”, ndërsa në anën tjetër “privon mbi 700 punëtorë të RTK-së nga pagat, duke rrezikuar ekzistencën e familjeve të tyre”.
Ai tha se Kurti po “mban të bllokuara paratë e Prishtinës në kasafortën e Qeverisë”, çka sipas tij po prodhon kaos në kryeqytet, grevë të Trafikut Urban dhe rrezik të humbjes së mijëra vendeve të punës nga mungesa e transportit publik.
Kryeziu paralajmëroi se situata po prek edhe sistemin arsimor, me rrezik mbylljeje shkollash dhe ndërprerje të mësimit të tërë-diturit, ndërsa “shërbimet shëndetësore po rrezikohen nga kolapsi financiar”.
Ai e cilësoi këtë si “hakmarrje politike ndaj qytetarëve të Prishtinës pas humbjes së kryeqytetit nga Kurti”, duke thënë se kryeministri po i përdor taksat për ndëshkim dhe jo për shërbime.
Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Kryeziu u bëri thirrje votuesve të reflektojnë:
“Po sikur secili prej tyre të zgjohej nesër nën presionin dhe ankthin që po e përjetojnë këto familje?”
Ai tha se fundviti duhet të shënojë “fundin e modelit mashtrues qeverisës që po e mban peng Kosovën”. /TV Arbëria