Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Dilni dhe votoni, sepse çdo votë ka rëndësi

Kryeziu: Dilni dhe votoni, sepse çdo votë ka rëndësi

Kryeziu u ka bërë thirrje familjarëve, miqve, shoqërisë, partnerëve dhe qytetarëve që të dalin në votime, duke theksuar se vota e secilit mund të përdoret edhe pa praninë e tyre.

Sipas tij, qytetarët nuk duhet të mjaftohen vetëm me vlerësimin e fushatave zgjedhore, por duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e votës duke dalë vetë në zgjedhje.

“Çdo votë ka rëndësi. Për vetëm 8 vota ka mbetur jashtë Parlamentit shoku im Rafet Rama, ndërsa për 16 vota një deputet i PDK-së nuk ka arritur të sigurojë mandatin në zgjedhjet e fundit”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka shtuar se pjesëmarrja në votime është detyrim qytetar, duke apeluar që të gjithë të dalin dhe të votojnë: “Na ka rënë hise të votojmë”.