Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: “Dëshmi më e madhe nuk nevojitet – Kurti me vajzën e ish-ministrit të Millosheviçit”

Kryeziu: “Dëshmi më e madhe nuk nevojitet – Kurti me vajzën e ish-ministrit të Millosheviçit”

Qëndrim Kryeziu ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi  në të cilën shiher kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Lidija Sokoloviç, vajzën e ish-ministrit të regjimit të Slobodan Millosheviçit, Zoran Sokoloviç.

Në reagimin e tij, Kryeziu ka shkruar se kjo fotografi, sipas tij, përbën dëshmi dhe ka akuzuar Kurtin se po punon për të forcuar ndikimin e Serbisë në Kosovë.

“Dëshmi më e madhe, besoj, nuk nevojitet. E bija e ish-ministrit të regjimit të Millosheviçit, Zoran Sokoloviç, Lidija Sokoloviç, së bashku me Albin Kurtin. Ka kohë që ju kam paralajmëruar se ky i fundit, natë e ditë, punon për të forcuar pushtetin e Serbisë në Kosovë. Mbase nuk është e rastësishme, sepse, si duket, dashuria e parë nuk harrohet lehtë”, ka shkruar ai.