Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu akuzon Jeta Xharrën dhe BIRN-in: “Hulumtimi për financimin nga Serbia është mashtrim”

Kryeziu akuzon Jeta Xharrën dhe BIRN-in: “Hulumtimi për financimin nga Serbia është mashtrim”

Qëndrim Kryeziu ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj një hulumtimi të publikuar javën e kaluar nga mediumi BIRN, ku pretendohej për pagesa që gazetarë dhe media në Kosovë marrin nga Serbia.

Sipas Kryeziut, gazetari Kreshnik Gashi, në kuadër të këtij hulumtimi, ka paraqitur pretendime për financime të tilla, por nuk ka ofruar dëshmi konkrete kur është pyetur publikisht për to.

“Me këtë rast, i tronditur nga ky ‘lajm’, kam kërkuar dëshmi konkrete që të bëhen publike këto të dhëna, sepse bëhet fjalë për sigurinë nacionale. Çdo qytetar i Kosovës duhet ta dijë saktë se kush dhe për agjenda të kujt punon”, ka shkruar Kryeziu.

Ai shton se, sipas tij, në një video, gazetari në fjalë nuk ka arritur të paraqesë prova konkrete për pretendimet e ngritura.

Kryeziu pretendon se hulumtimi i publikuar nga Jeta Xharra nuk është i bazuar në fakte dhe se synon, sipas tij, të relativizojë kritikat ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Në reagimin e tij ai përmend edhe emrat e Dejona Mihalit dhe Arlind Manxhukës, duke pretenduar se sulmet ndaj kritikëve të pushtetit po bëhen në linjë me qëndrimet e tyre.

Në fund të reagimit, Kryeziu e lidh këtë debat edhe me çështjen e politikave energjetike në Kosovë, duke përmendur fitimet e tregtarëve të energjisë, mes tyre edhe Vuk Hamoviq, nga rritja e çmimeve të energjisë. Ai pretendon se kundërshtimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike në Kosovë ka ndikuar në varësinë energjetike të vendit.