Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeziu: 882 milionë euro janë bllokuar për shkak se Kuvendi nuk po bëhet

Kryeziu: 882 milionë euro janë bllokuar për shkak se Kuvendi nuk po bëhet

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka ngritur shqetësimin se vendi tash e tre muaj ndodhet pa Kuvend funksional, dhe sipas tij, për shkak të kësaj bllokade institucionale, Kosova nuk po arrin të përfitojë nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

“882 milione euro te bllokuara për shkak të një Kuvendi qe nuk po behet. Dem i interesave te ngushta partiake”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor parasheh disbursimin e këtyre fondeve, por ato mund të kalojnë vetëm pasi të ratifikohen marrëveshjet përkatëse në Kuvendin e Kosovës.

Pa funksionalizimin e tij, procesi mbetet i bllokuar.