Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: 26 vite asnjë ndryshim në lagjen Arbëria dhe në asnjë lagje tjetër të Prishtinës

Kryeziu: 26 vite asnjë ndryshim në lagjen Arbëria dhe në asnjë lagje tjetër të Prishtinës

Udhëpërshkrim i detajshëm në Prishtinë, bashkë me Rid Berishën dhe Qëndrim Kryeziun në Arb Debat në TV Arbëria.

Rid Berisha, së bashku me Qëndrim Kryeziun, janë ballafaquar nga afër me problemet me të cilat përballet kryeqyteti.

Kryeziu: 26 vite asnjë ndryshim në lagjen Arbëria dhe në asnjë lagje tjetër të Prishtinës

Kryeziu kritikon qeverisjet që kanë qenë dhe atë aktuale në Prishtinë, duke thënë se tash e 26 vjet nuk janë bërë ndryshime që iu përkasin problemeve të kryeqytetit.

“26 vite nuk është bërë asnjë ndryshim në lagjen Arbëria dhe në asnjë lagje tjetër të Prishtinës”

Kryeziu: Prishtina është tmerr – jemi para një pyetjeje se nuk kemi kandidat për të votuar

Ai thekson tutje se Prishtina ndodhet në një gjendje jo të mirë dhe se sipas tij, në këto zgjedhje lokale nuk ka kandidatët e duhur për ta udhëhequr qytetin.

“Prishtina për mua personalisht duket tmerr. Jemi para një pyetjeje të madhe se nuk kemi kandidatët potencialë për të votuar.”

Për çka e mban mend kryetarin Rama? Ironizon Kryeziu: Që iu ka dërgu fëmijëve kiflet në shkollë – ky ishte zotimi dhe e realizoi

Sipas Kryeziut, Përparim Rama nuk është njeriu i duhur për t’i zgjidhur problemet e Prishtinës dhe në veçanti çështjen e mbeturinave.

“Mbeturinat. Rama nuk ka guxim, nuk ka kapacitet t’i zgjidhë këto probleme. Është njeri i londrës, nuk është mësuar me problemet e Prishtinës”

“Në Prishtinë nuk bën të votohet as LDK-ja, as PDK-ja, as VV-ja – të trija kanë qenë pjesë e shkatërrimit të Prishtinës”, deklaroi Kryeziu. /TV Arbëria