Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryetari i Zubin Potokut pro hapjes së Urës së Ibrit: Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve

Kryetari i Zubin Potokut pro hapjes së Urës së Ibrit: Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve

Hapja e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve është kryetema kohëve të fundit në vend, shkruan TV Arbëria.

Ndërkombëtarët janë deklaruar kategorikisht kundër këtij vendimi me arsyetimin se kjo mund të sjell tensione, dhe se ky hap nuk duhet të merret pa kordinim me ta.

Mirëpo Qeveria e Kosovës insiston se Ura duhet të hapet, dhe se nuk ka asnjë arsye për të mos u hapur.

Lidhur me këtë temë për TV Arbëria është deklaruar kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili shprehet pro hapjes së urës dhe sipas kjo urë është një pikë e zezë në mesin e të gjithë qytetarëve.

“Qëndrimi im është që hapja e urës së Ibrit kishte me qenë në inteses të përgjithshëm të qytetarëve, dhe sipas meje nuk do duhej të ishte bllokimi. Hapja e Urës është në interes të të gjithë qytetarëve duhe përfshirë shqiptarët, serbët dhe turqelit dhe të gjithë sepse është një pikë e zezë në mesin e të gjithë qytetarëve, pra është interes i të gjithve të hapet ura. Mendoj që një pjesë e madhe e qytetarëve të rëndomt, të pandikuar është për dhe ka vullnetin që ura të jetë e hapur për të gjithë”, ka thënë Zeqiri për TV Arbëria.

Kryetari i Zubin Potokut thotë se hapja e urës nuk mund të paraqet asnjë problem, pasi sipas tij të gjithë qytetarët janë pro këtij vendimi.

“Edhe qytetarët serb janë lodhur duke u ndikuar nga ato grupet e shërbimeve të serbisë dhe besoj që edhe përgjigja e qytetarëve ka treguar që janë lodhur qytetarët nga shantazhet e tyre në vazhdimësi. Dhe besoj që nuk mund të ketë ndonjë problem ose të ketë efekt problematik sa i përket vullnetit të qytetarëve, tjetër është që dikush mundohet që përmes saj të ketë propaganda të niveleve të larta e të mos përfillet vullneti i qytetarëve. Unë besoj që vullneti i lirë i qytetarëve është për tu hapur, për të qarkulluar për të jetuar të lirë”, ka thënë tutje kryetari.

Kujtojmë që sot është mbajtur një protestë nga serbët lokal, kundër hapjes së kësaj ure. /TV Arbëria

Powered by WordPress