Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e koeficientit për vitin 2025 do të mbetet e njëjtë pra 110 euro, por se do të rritet koeficienti për njësi.
Kurti ka thënë se duke filluar nga janari koeficienti do të rritet për 0.5, e nga korriku edhe për 0.5 njësi të tjera.
Lidhur me ngritje e pagave në sektorin publik është delaruar Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.
“Duke pasur parasysh duke pasur nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta, sidomos në këto kohë kur I gjithë globi po përballet me kosto të rritjes së jetesës, ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për njësi. Pra vlera e koeficientit mbetet e njëjtë. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm për 0.5. njësi nga janari 0.5 njësi të tjera. Me fjalë të tjera, dikush që e ka koefiencitin 5.6 në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.7”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.
Muharrem Beka, kryetari i sindikatë së i zjarrfikësve, ka shprehur mos pëlqimin e tij në lidhje me rritjen e pagave të shpallura nga Kryeministri Kurti.
Ai tha se kjo rritje është minimale, duke pasur parasysh inflacionin dhe rritjen e çmimeve, që e bën të vështirë për familjet të përballojnë obligimet e tyre.
‘’ Kjo shumë e rritjes është minimale duke pasur parasysh inflacionin dhe koston e jetës tani të gjithë po e shohim që ka nj ngritje të madhe të çmimeve dhe është vështire që me këtë pagë t’ja dalësh me obligimet e një familjeje’’, tha Beka për FrontOnline
Beka theksoi se rritja e propozuar është më pak se 10%, duke e cilësuar si një ngritje shumë të ulët që nuk është e mjaftueshme për një jetë mesatare. Ai shprehu gjithashtu pakënaqësinë e zjarrfikësve, të cilët kanë humbur edhe shtesat për rrezikshmërinë, duke e vënë këtë kategori në një gjendje të vështirë.
‘’ Unë mendoj që është më pak se 10% po i bie kurrfarë ngritje shumë e ulët është nuk është e mjaftueshme veç për jetë mesatare.
Zjarrfikësit nuk janë fare të kënaqur iu janë hequr edhe shtesat e rrezikshmërisë janë kategoria qe janë në gjendjen më të rëndë’’, përfundoi Beka.