Ish-i burgosur politik, Afrim Caka i cili njëherit edhe kryetar i shoqatës së grupit të ish të burgosurve politik në Gjakovë, ka treguar se sa anëtarë ka momentalisht kjo shoqatë.
Ai në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmeti tha se në këtë shoqatë ka të burgosur që nga burgu i Goli Otokut, që sipas tij janë diku 800-900 persona.
“Ne kemi të burgosur që nga burgu i Goli Otokut, që kanë ardhë i kanë pru, diku nja 800 e sa vetë 900 nëse s’gaboj’, tha Caka.
Derisa i pyetur se a ka anëtarësime të reja në këtë shoqatë, Caka tha se” rrallë kanë mbet në fillim i kanë pru krejtë se u bë publike ajo dorëzimi i apliakacionit e fletëmbushja e aplikacioneve. Ka që ju kanë vdek baba dhe nëna dhe tash ata mundohen nëpërmjet shokëve që i kanë pasë në Boliotok në kohën e komunizmit përpara, edhe qato kanë mbet po hala krejt dëmshpërblimet nuk janë kry. Do të thotë ka të grupit të Gjakovës që s’kanë marrë hala, ka edhe të qyteteve tjera që nuk i kanë marrë hala, për shkak emërtimit të grupit që u shkarku komisioni është vendosë i ri”, tha Caka në TV Arbëria.