Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Kanadasë takohet me Pierre Poilievre

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Kanadasë takohet me Pierre Poilievre

I ftuar nga deputeti Dave Epp dhe Partia Konservatore e Kanadasë, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Kanadasë, Naser Berisha u takua me Pierre Poilievre, liderin e opozitës dhe kandidatin për Kryeministër të Kanadasë.

“Gjatë një diskutimi pesë-minutësh, ne adresuam shqetësimet dhe pritshmëritë e bizneseve të vogla. Ai paraqiti vizionin e tij për mbështetjen e bizneseve gjatë qeverisjes së tij të mundshme, duke u fokusuar në uljen e taksave, rritjen ekonomike dhe thjeshtimin e burokracisë për të krijuar një mjedis më të fortë për bizneset”- shkruan Berisha.

Sipas tij, Pierre Poilievre, lideri i Partisë Konservatore të Kanadasë, ka paraqitur disa politika për të mbështetur bizneset e vogla dhe për të nxitur rritjen ekonomike.