Xhavit Jashari kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve ka deklaruar se me qeverisjen e Albin Kurtit nuk kanë bashkëpunim, shkruan TV Arbëria.
Jashari në emisionin “N’PULT” tha se me qeveritë e kaluara ka pasë bashkëpunime, pavarësisht që nuk kanë arritë që ti harmonizojnë të gjitha qëndrimet e ligjet e nevojshme.
“Ne kemi pasë bashkëpunim me qeveritë e kaluara, fillimisht iu kemi afru edhe kësaj qeverie nuk jemi dakordu në shumë çështje, në shumë qëndrime e sidomos jo përkrahja e duhur e kategorive të dala nga lufta. Dhe faktikisht me qeveritë e kaluara ka pasë një përkrahje edhe pse nuk i kemi arritë të gjitha ato që ti harmonizojmë qëndrimet, e ligjet që janë të nevojshme”, tha Jashari.
Problemi sipas tij, qëndron te personat siç i quajti ai “te pamoralshëm” që po e fyejnë dhe shajnë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Qëndrim i joni është që domosdoshmërisht duhet të vihet në tavolinë dhe të aprovohet ligji për tri shkronjat për luftën e lavdishme të UÇK’së. Po gjithsesi edhe ligji i lustracionit, sepse po kemi shumë problem dhe telashe njerëzit e pamoralshëm shajnë luftën, fyejnë luftën por mendoj se këto duhet të rregullohen me ligj. Me këtë qeveri nuk kemi bashkëpunim, ka shumë arsye dihet që janë fyer kategoritë e dala nga lufta”, tha më tej Jashari.