Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës, ka njoftuar se në qytetin Alborg të Danimarkës është takuar me kryetarin , Lasse Frimand Jensen, ku kanë diskutuar për mundësi bashkëpunimi mes dy qyteteve, raporton TV Arbëria.
Ai në faqen e tij në facebook ka thënë se, në këtë takim u shoqërua edhe nga drejtori Sylë Dukolli dhe anëtari i Asamblesë Komunale, Halil Morina, ku kanë diskutuar për projekte e bashkëpunim mes dy komunave.
“I shoqëruar edhe nga drejtori Sylë Dukolli dhe anëtari i Asamblesë Komunale, Halil Morina, me kryetarin e Bashkisë së Alborgut diskutuam rreth mundësisë së hapjes së një bashkëpunimi konkret e të përhershëm në mes të dy komunave tona, gjithnjë përmes projekteve që për interes kanë të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Kastrati. /TV Arbëria
Postimi i plotë: