Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka ndar disa pamje nga stadium “Liman Gjergja”, i cili është duke e marr një pamje krejt të re, shkruan TV Arbëria.
Kryetari Kastrati njofton se punimet janë pothuajse në përfundime.

“Këto janë pamjet e bukura të tribunës thuajse të përfunduar në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj”.”, ka shkruar kryetari.
Kastrati tutje njofton se në këtë fundjavë, FC Malisheva do të nis edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës, në stadiumin me pamje krejtësisht të reja.
“Kjo fundjavë për ne dhe për FC Malishevën do të jetë më ndryshe, pasi që në stadiumin me kushte dukshëm më të mira, do të nis edicionin e ri të garava në Superligën e Kosovës në futboll’, ka njoftuar tutje kryetari. /TV Arbëria
Postimi i tij: