Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati është shprehur i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit për këtë komunë.
Kastrati i në emisionin “N’PULT” shprehi mirënjohje për qytetarët të cilët e kanë votuar Nismën Socialdemokrate, derisa tha se të njëjtit janë përcaktuar ëpr vlera objective dhe premtuese që kontribuojnë drejtpërdejtë në përmirësimine jetës së qytetarëve të kësaj komune.
“Jemi jashtëzakonisht tepër të kënaqur me rezultatin dhe me mirënjohje të thellë për të gjithë votuesit që kanë votuar NismënSocialdemokrate, përkatësisht liderin tonë Limaj, por edhe kandidatët tanë për deputeë. Ju jam mirënjohës dhe falënderues për gatishëmrinë dhe përqafimin e pikave programore që ka shfaqë partia në komunën e Malishevës e që qytetarët e Komunës së Malishevës tashmë janë të përcaktuar në vlerat objektive, në vlerat reale dhe në vlerat të cilat janë premtuese apo janë ato vlera të cilat kontribojnë drejtpësëdrejti në rritjen e kualitetit, përkatësisht cilësisë së jetës në Komunën e Malishevës”, tha ai në TV Arbëria.