Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryetari i Lidhjes së Bizneseve Besart Dreshaj, ka takuar Zv. Drejtoreshën e Përgjithshme të OBT-së, Anella Ellard

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve Besart Dreshaj, ka takuar Zv. Drejtoreshën e Përgjithshme të OBT-së, Anella Ellard

Pjesëmarrja e Kosovës në Forumin Publik të OBT-së: Një Mundësi për Diplomaci Ekonomike dhe Integrim Ekonomik Në Forumin Publik të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), i cili po mbahet me pjesëmarrës nga e gjithë bota, nga Kosova po merr pjesë Kryetari i Lidhjes Bizneseve z. Besart Dreshaj dhe Nënkryetari, z. Hashim Deshishku, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe integrimit ekonomik të Kosovës.

Me këtë rast Kryetari i Lidhjes së Bizneseve ka takuar Zv. Drejtoreshën e Përgjithshme të OBT-së, Anella Ellard. Kryetari Dreshaj e në bashkëbisedim me znj. Ellard, e informoi atë për arritjet e Republikës së Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik dhe tregtisë.
Ai shprehu falënderimet për mbështetjen e fuqishme nga SHBA, si në aspektin diplomatik ashtu edhe ekonomik, dhe kërkoi mbështetjen e mëtejshme të SHBA-së dhe të Znj. Ellard në rolin e saj si zv. presidente e OBT-së për të ngritur zërin e Kosovës dhe për të mbështetur anëtarësimin e saj në Organizatën Botërore të Tregtisë.Në kuadër të punimëve të Forumit, delegacioni i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës po zhvillon takime me përfaqësues të nivelit të lartë të shteteve të ndryshme, ku po diskutohen mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme ekonomike dhe tregtare. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum nënvizon përpjekjet e vendit për të avancuar pozicionin e tij në skenën ndërkombëtare, me fokus të veçantë në integrimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve diplomatike.