Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit, jorezident në Republikën e Kosovës.

Kryetari Konjufca, me këtë rast, ka uruar ambasadorin Al Dosari për detyrën dhe ka vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve tona.

Po ashtu Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për Shtetin e Katarit, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Duke e falënderuar Kryetarin Konjufca për pritjen, ambasadori Al Dosari ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së vendit të tij për Kosovën.

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Al Dosari, shprehën gatishmërinë për avancimin e raporteve miqësore dhe zgjerimin e mundësive të bashkëpunimimit në fusha të ndryshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit.