Ekipi i FC Malishevës dhe i Gjilanit janë duke luajtur ndeshjen e vlefshme për Xhiron e 29-të të Superligës së Kosovës.
Kjo ka zgjuar interesim për përcjellje, mes tyre edhe atë të kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati, Fatmir Limaj, kryetar i Nismës SocialDemokrate e të disa zyrtarëve të tjerë komunalë.
Ata janë parë duke e ndjekur lojën drejtpërdrejt nga Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë.
Rezultati aktual është 0-0, pasi deri më tani, asnjëra nga skuadrat nuk ka shënuar ndonjë gol.
FC Malisheva momentalisht zë vendin e tetë në tabelë me 30 pikë, krahas Gjilanit që renditet në pozitën e tretë me 40 pikë të arkëtuara.
/Arberia TV