Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kryetari i FC Malishevës nuk do të japë dorëheqje, anëtari i kryesisë së klubit jep detaje

Kryetari i FC Malishevës nuk do të japë dorëheqje, anëtari i kryesisë së klubit jep detaje

Kohët e fundit në mediat është përfolur se presidenti i klubit të FC Malisheva, Driton Morina, do të japë dorëheqje nga posti që ai mban.

Por këto lajme i ka quajtur të pavërteta dhe gënjeshtra shoku dhe anëtari i kryesisës së klubit, Qëndrim Kryeziu, raporton TV Arbëria.

“Si shok i Presidentit, si anëtar i kryesisë së klubit të FC Malisheva, po iu informoj lidhje me disa gënjeshtra në publik.

Presidenti i klubit, Driton Morina, nuk e ka ndërmend me dhënë dorëheqje, e as nuk e kemi ndërmend m’i ndërpre planet e klubit.”, ka shkruar Kryeziu, në Facebook.

Madje, Kryeziu ka treguar edhe planet në vazhdim të klubit.

“Ne më 20. 01. 2023 do të vazhdojmë stërvitjet, sipas planit, në Turqi. Të gjitha të tjerat janë vetëm trillime, sa ‘me pi kafen e ditës’. Për ata që iu interesojnë planet tona, ato janë dalja në Europë këtë vit.”, shkroi ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miq,

Si shok i Presidentit, si anëtar i kryesisë së klubit të FC Malisheva, po iu informoj lidhje me disa gënjeshtra në publik.

Presidenti i klubit, Driton Morina, nuk e ka ndërmend me dhënë dorëheqje, e as nuk e kemi ndërmend m’i ndërpre planet e klubit.

Ne më 20. 01. 2023 do të vazhdojmë stërvitjet, sipas planit, në Turqi.

Të gjitha të tjerat janë vetëm trillime, sa ‘me pi kafen e ditës’. Për ata që iu interesojnë planet tona, ato janë dalja në Europë këtë vit.

Shëndet e mirë u dëgjofshim!

/TV Arbëria

Powered by WordPress