Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kryetari i FC Ferizaj: Ismet Munishi dha dorëheqje, lojtarët e kanë pritur shumë rëndë largimin

Kryetari i FC Ferizaj: Ismet Munishi dha dorëheqje, lojtarët e kanë pritur shumë rëndë largimin

Kryetari i klubit FC Ferizaj, Lulzim Abazi në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘A PLAY’ në ATV, ka folur pas largimit të Ismet Munishit, nga klubi i FC Ferizaj.

Abazi ka deklaruar që trajneri Ismet Munishi ka dhënë vet dorëheqje pasi që sipas tij ai i kishte kërkuar të qëndronte.

‘Pas lojës që patëm me ekipin e Vjosës ku edhe pësuam humbje, në ditën e nesërme patëm një mbledhje ku ishte i pranishëm edhe trajneri Ismet. Trajneri aty u tha lojtarëve  që ai nuk ka çfarë të japë më shumë. Unë insistova që të qëndrojë, por e kishte vendosur. Po ua them që largimin nuk e priti askush mirë, madje kishte edhe lot nga disa lojtarë’ tha Abazi.

Kujtojmë që me trajnerin Ismet Munishi, FC nga nëntë takime në Ligën e Parë kishte arritur 4 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje duke grumbulluar 14 pikë dhe duke u renditur në vendin e katër me 7 pikë prapa Ulpianës lidere.

/TV Arbëria

Powered by WordPress