Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryetar komune dhe meteorolog, Përparim Rama jep “lajmin” që bora ka mbuluar Prishtinën

Kryetar komune dhe meteorolog, Përparim Rama jep “lajmin” që bora ka mbuluar Prishtinën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se bora e ka mbuluar Prishtinën dhe po mirëmbahen rrugët e kryeqytetit.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren dhe po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar.

“Bora ka mbuluar Prishtinën tonë dhe ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit. Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar”, ka shkruar Rama.

Ai po ashtu ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në rrugë.

“Të dashur qytetarë, ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht”, shkroi Rama në Facebook.

Postimi i plotë:

/TV Arbëria