Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeshefi i Termokosit: Qytetarët me fatura 65% më të lira

Kryeshefi i Termokosit: Qytetarët me fatura 65% më të lira

Kryeshefi Ekzekutiv i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, e ka vlerësuar sfidues këtë sezon të ngrohjes.

Ai është përgjigjur edhe për ankesat e shumta të konsumatorëve, të cilat janë shprehur të pakënaqur me çmimet e faturave.

Ai ka theksuar se çmimet e faturimit caktohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe se tarifa për matje këtë vit është më e ulët se vitin e kaluar, por se ai për metër katrorë është i njëjtë.

“…siç e di edhe opinioni kemi disa vërejtje të konsumatorëve për shkak të ndërrimit të metodologjisë por jo ndërrimit të çmimit, për shkak se çmimi i aprovuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka qenë i njëjtë për m2 siç ka qenë në sezonin paraprak, ndërsa për matje ka qenë më i lirë për disa cent për gjithë konsumatorët. Faturat e Ngrohtores kanë shkuar tek konsumatorët për shpenzimin real të cilin konsumatorët e Prishtinës e kanë bërë. Pra, ne kemi pranuar disa ankesa të cilave iu kemi përgjigjur në masë mbi 95 për qind, dhe duhet të jemi të qartë se Termokosi si ndërmarrje publike operon në treg të rregulluar, tarifat e këtyre rregullimeve i bën ZRrE-ja, përfshirë edhe aprovimin e metodologjisë. Termokosi nuk ka të drejtë dhe autorizim të caktojë dhe përcaktojë çmim, pra ne e implementojmë metodologjinë e parapërcaktuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe në këtë drejtim kemi lëvizur”, u shpreh Osmani.