Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryeqyteti nuk gjen qetësi, përleshje në Emshir, mbesin tre të lënduar dhe 6 shoqërohen në polici

Kryeqyteti nuk gjen qetësi, përleshje në Emshir, mbesin tre të lënduar dhe 6 shoqërohen në polici

Një përleshje ka ndodhur sonte në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar tre persona, shkruan TV Arbëria.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, për TV Arbëria tha se tre persona kanë pësuar lëndime fizike të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.
Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.