Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, në një postim në Facebook thekson rëndësinë e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeu si një shtyllë e fortë e identitetit dhe historisë kombëtare.
Ai mirëpriti në zyrë përfaqësuesit e Organizatës për Kultivimin e Traditës dhe Kulturës “Shqiptaria” – Muhamet Latifi, kryetar, Basri Beka, sekretar, dhe Muhamet Ahmeti, anëtar i kryesisë – për t’u koordinuar mbi aktivitetet e shënimit të 6 Majit, ditëlindjes së Skënderbeut.
“Kryeqyteti do të jetë gjithmonë përkrah iniciativave që nderojnë historinë tonë dhe forcojnë identitetin tonë kombëtar,” shkruan Rama.