Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryeprokurori Gashi: I dyshuari që theri për vdekje vëllain në Prishtinë, është me të meta psikike

Kryeprokurori Gashi: I dyshuari që theri për vdekje vëllain në Prishtinë, është me të meta psikike

Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Një person ther për vdekje nga vëllai i tij të dielën në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë të ditur se i dyshuari është me të meta psikike.

“Vëllai e ka therë me thikë vëllain. I dyshuari është me të meta psikike”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se Prokurorja ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe se aktualisht rasti ndodhet në fazën e hetimit.

Ndryshe mbrëmjen e së dielës policia ka bërë të ditur se deri tek rasti tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy personave.

Ndërkaq, personi që theri për vdekje vëllain, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që i njëjti ka pësuar gjithashtu lëndime.