Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi dhe prokurori special, z. Naim Abazi, me ftesë të institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nisin një vizitë zyrtare në Washington, ku do të marrin pjesë në aktivitete zyrtare dhe do të zhvillojnë takime të rëndësishme.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, përfaqësuesit e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë amerikanë, ku pritet të diskutohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e partneriteteve ndërshtetërore, në funksion të rritjes së efikasitetit në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave përkatëse, si dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.