Kryepeshkopi Nikollë Xhufka, nga Kisha Autoqefale e Kosovës, ka qenë i ftuar në emisionin Arb Debat në TV Arëbria, ku ka folur për këtë kishë.
Kryepeshkopi Xhufka: Pagëzimet në Kishën Ortodokse të Kosovës kanë pasur rritje të shpejtë – Interesim shumë i madh, sidomos nga të rinjtë
Ai ka thënë se pagëzimet në këtë kishë i kanë kaluar pritshmëritë e tij, duke thënë se dita-ditës numri i tyre po rritet.
“Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës ka pasur një rritje të shpejtë, kemi pagëzime çdo të diel, dhe i lutemi Zotit të kemi, bilancet deri tani janë mirë.
Kam pritur që nuk do të ketë interes shumë të madh. Edhe doli e kundërta, ka një interes shumë të madh, sidomos nga të rinjtë dhe më pëlqen”
Kryepeshkop Xhufka: Ne nuk ecim me arrogancë, por me paqe, duke u përpjekur t’i bindim njerëzit me urtësi e butësi
Xhufka, duke iu referuar të thënave për propagandat e ndryshme rreth kësaj kishe, ka thënë se janë larg “sherreve”.
“Nuk ecim me arrogancë, ecim gjithmonë me paqe, duke u përpjekur t’i bindim njerëzit me urtësi dhe butësi. Nuk është nevoja që kisha të ketë sherre, sidomos me shqiptarët e Kosovës, sepse kisha është e Kosovës”
I thanë “Peshkop i vetshpallur”, Xhufka: këta janë injorantë, nuk dinë as shqipen, lanë nam – të gjitha institucionet na kanë njohur
Kryepeshkopi Xhufka në Arb Debat iu ka përgjigjur komenteve apo reagimeve ndaj tij se është peshkop i “vetshpallur”. Ai ka treguar se ata që e sulmojnë nuk dinë as termet bazike, i quan injorantë.
“Këta që më quajtën, nuk dinë shqipen, janë injorantë. Duhet të mësojnë pak letërsi, sepse gjynah, edhe janë gazetarë, edhe duan të shprehin një opinion, edhe nuk dinë, dhe lënë nam pastaj”
“Fjala i vetshpallur do të thotë ta marrësh rrobën, ta vendosësh vetë dhe të thuash: unë jam ky. Unë nuk e kam rrobën e peshkopit vetë. Republika e Kosovës ka institucione.
Të gjitha institucionet na kanë njohur.
Unë jam veshur peshkop i Prishtinës me urdhërin e Kishës së Ukrainës”
Kryepeshkopi Xhufka bën lutje për bllokadën politike: “O Krisht, Perëndia ynë, bekoji politikanët e Kosovës”
Emisioni i plotë: