Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryepeshkopi Xhufka pritet në takim nga kryetari Rama

Kryepeshkopi Xhufka pritet në takim nga kryetari Rama

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka pritur sot në takim hirësinë e tij, kryepeshkopin Nikolla Xhufka.

Në këtë takim vëllëzëror siç e quajti Xhufka u ndanë vizione të përbashkëta për paqen harmoninë e vlerat shpirtërore.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me Kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Rama, i shoqëruar nga epitropi Alban Hoti.

Në këtë takim vëllazëror u ndamë me vizione të përbashkëta për paqen, harmoninë dhe vlerat shpirtërore që e mbajnë gjallë zemrën e Prishtinës.

Kur Bariu dhe Kryetari bashkohen, qyteti bekohet”, shkroi Xhufka.