Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u prit sot në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.
Krahas mirënjohjes, Spiropali i shprehu atij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, transmeton Klan Kosova.
Ajo sipas Klanit në Shqipëri, në këtë audiencë, shoqërohej nga familja e saj dhe ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj.