Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërrin në Shqipëri

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërrin në Shqipëri

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Shqipëri.

Ajo ka zbritur në aeroportin e Rinasit nga ku do të niset për të inspektuar qendrat e emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria Italiane në territorin shqiptar.

Punimet për qendrën pritëse në Shëngjin përfunduan një ditë para vizitës së Melonit, aty ku edhe kryeministri Edi Rama dhe Giorgia Meloni pritet të mbajnë një konferencë për shtyp.