Kryeministri i sapoemëruar francez Michel Barnier ka një ‘dosje të djegur’ në tryezën e tij.Një nga detyrat e para për ish-negociatorin e Brexit është të sigurojë Brukselin se Franca po e ul borxhin e saj masiv, përpara se Parisi të goditet me një dënim nga BE-ja. Ai gjithashtu duhet të dalë shpejt me një buxhet për vitin e ardhshëm.
Qeveria e re franceze ka afate të ngushta për të dërguar trajektoren e saj të shpenzimeve për vitet e ardhshme në Bruksel deri më 20 shtator dhe ka kërkuar një shtyrje që mund të shkojë deri më 15 tetor. Paralelisht, ajo duhet t’i paraqesë parlamentit francez një buxhet për vitin e ardhshëm deri më 1 tetor, shkruan Politico.eu.Franca po përballet me të ashtuquajturën procedurë të deficitit të tepruar për shkeljen e rregullave të Bashkimit Evropian për shpenzimet publike vitin e kaluar. Deficiti i Francës – diferenca ndërmjet asaj se sa shpenzon dhe sa sjell – qëndroi në 5.5 për qind të GJDP-së-së në vitin 2023, shumë më tepër se 3 për qind e kërkuar nga rregullat e BE-së. Perspektiva duket e zymtë edhe këtë vit, me rrezikun që deficiti edhe të përkeqësohet.
Sipas rregullave të shpenzimeve të bllokut, Parisi mund të përballet me gjoba të BE-së nëse nuk del me plane serioze për të ulur borxhin masiv në vitet e ardhshme.Kampi i presidentit francez Emmanuel Macron tani shpreson se, duke pasur parasysh origjinën e tij në Bruksel, Barnier mund të jetë njeriu i duhur për të ndihmuar në korrigjimin e kursit.
“Ai i njeh gjërat e brendshme dhe të jashtme të makinës evropiane,” tha eurodeputetja franceze Stéphanie Yon-Courtin, koordinatore e grupit të Rinovimit në komitetin e çështjeve ekonomike dhe monetare të Parlamentit Evropian. “Ai është një njeri negociator dhe unë konstatoj se rregullat e reja janë rregulla të negociatave”.
Rregullat e reja të shpenzimeve të BE-së, të cilat u rikthyen në fuqi pasi u vunë në pritje gjatë pandemisë së koronavirusit, me të vërtetë lejojnë njëfarë fleksibiliteti, nëse vendet anëtare arrijnë të argumentojnë çështjen e tyre. Parisi mund të marrë kohë shtesë – shtatë vjet në vend të katër – për të ulur borxhin e tij nëse tregon se po zbaton reforma pro-rritjes ose po investon në sektorë strategjikë.