Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kryeministri sllovak rikthehet në punë pas atentatit

Kryeministri sllovak rikthehet në punë pas atentatit

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rifilluar punën pothuajse dy muaj pas një atentati të dështuar ndaj tij. Populisti i majtë Fico mori pjesë sot në një takim të kabinetit në Bratislavë.

Sipas një deklarate, 59-vjeçari tha se po i rikthehej ritmit të punës dhe shpresonte se së shpejti do të ishte në gjendje të përmbushte plotësisht rolin e tij.

Në faqen e tij në Facebook, Fico iu drejtua me sarkazëm “medias progresive dhe liberale” dhe opozitës, duke postuar: “Më falni që mbijetova, por jam rikthyer”.

Agjencia TASR raportoi se Fico zhvilloi një bisedë telefonike edhe me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal. Ai thuhet se ofroi trajtimin e pacientëve me kancer nga Ukraina në Sllovaki, pas sulmit të fundit rus në një spital pediatrik në Kiev.

Gjithashtu, ata diskutuan organizimin e një mbledhjeje të përbashkët qeveritare mes dy shteteve fqinje, e planifikuar në fillim të vjeshtës.