Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik Berisha ka folur për fushën e Drejtësisë në Kosovë.
Në emisionin ‘Pressing’ në T7, thotë se pushtetarët po e luajnë rolin e ligjvënësve.
Sipas tij, ‘Kryeministri nuk është polici, nuk është prokoruri, nuk është gjyqtari”.
“Kryeministri nuk është polici, nuk është prokurori, nuk është gjyqtari. Por nuk duhet ta luaj as ministri i Drejtësisë prokurorinë e shtetit, e as ministri i Brendshëm kryepolicin e ti shpall liuftë qytetarët. Se në fund fare ndërrohen këta, këta në një mëngjes të bukur mundet me u zgju e me hap telefonin me pa që është shkarkuar, si ministrave tjerë që ju ka ndodhë”, thotë Berisha.