Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryeministri Kurti sot merr pjesë në përurimin e shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë

Kryeministri Kurti sot merr pjesë në përurimin e shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë

Sot në Komunën e Podujevës do të përurohet shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.Përveç zyrtarëve komunalë dhe bashkëpunëtorëve të ish-presidentit, në ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ishte prej kritikeve më të mëdhenj të Rugovës.

Në këtë ceremoni do të marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Zbulimi i kësaj shtatore do të bëhet në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.
Shtatorja është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.Ceremonia do të fillojë nga ora 13:00.