Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeministri Kurti: Qeveritë e kaluara i bënin lëshime Serbisë për të nxjerr përftime politike

Kryeministri Kurti: Qeveritë e kaluara i bënin lëshime Serbisë për të nxjerr përftime politike

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë një interviste për mediumin spanjoll “El Mundo”, i ka akuzuar qeveritë e kaluara në Kosovë se kishin bërë lëshime ndaj Serbisë duke kërkuar të nxjerrin përfitime politike nën presionin ndërkombëtar. Sipas tij, “ai kurrë nuk e ka përdorur asnjë çështje për qëllime elektorale. Mirëpo mjerisht opozita nuk dinë ta sulmojnë. Për demokratët jam demorkartë. Por me autorkratë do të më duhet të jem sovranist. Kur hasni një autokrat, nuk mund të komprometoni integritetin tuaj territorial. Siç ka pohuar Immanuel Kant dy shekuj më parë, demokracitë nuk luftojnë kurrë mes tyre, por janë autokraci që kërkojnë të dominojnë ose zgjerohen” ka thënë ndër të tjera Kurti.

Ndërkohë, befasisht në të njëjtin medium ai tash ka dhënë një gjykim tjetër për Marrëveshjen Uashingtonit të dakorduar në shtator të vitit 2020 ndërmjet ish-kryeministrit Hoti dhe liderit të Serbisë Alekansandër Vuciq në prani të presidentit Trump. Me këtë rast Kurti ka deklaruar se “Kosova ka një marrëdhënie të fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara, bazuar në përkushtimin e saj të vazhdueshëm për sovranitetin tonë dhe integrimin tonë në BE e NATO. Gjatë mandatit të Trump, marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin priotet ta promovuar stabilitetin, ndërsa administrate Biden fuqizoi institucionet demorkatike në Ballkan. Edhe pse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj që ShBA-të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; ne punojmë ngushtë me Uashingtonin”

E këtu duhet kujtuar se deputetët e Kryeministrit Kurti e kishin hedhur poshtë rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën sot e quan se ka pasur qëllim të promovojë stabilitet. Për më shumë ai kishte deklaruar se Kosova nuk është Meksikë dhe se raportet me Serbinë janë kompetencë e BE-së./tvarbëria/