Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeministri Kurti në të vërtetë është duke e shndërruar Kosovën ekonomikisht në Gaza

Kryeministri Kurti në të vërtetë është duke e shndërruar Kosovën ekonomikisht në Gaza

Kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar, ka deklaruar se Qeveria e tij ka “ndarë mbi gjysmë milioni euro nga buxheti i shtetit si mbështetje për popullin palestinez në Gaza”. Ai ndër të tjera ka pohuar se ashtu si të kaluarën i “dënojnë sulmet që po rezultojnë me vdekje dhe lëndim të civilëveve , veçanërisht të fëmijëve të cilët po përballen me pasoja të rënda pavarësisht faktit që nuk kanë asnjë përgjegjësi mbi konfliktin dhe situatën”.

Sidoqoftë, kjo ndihmë financiare për popullsinë palestineze në Gaza, po vjen në një kontekst delikat politik. E para për shkak të bllokimit të shtetit për shkak të pamundësisë së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, por edhe në një moment të rëndë për ekonominë e Kosovës. Kur Bordi i ZRRE-së i emëruar nga Albin Kurti, ka marrë një vendim, tashmë edhe të konfirmuar si anti-ligjor nga Gjykata Komerciale, për nxjerrjen bizneseve më të mëdha në tregun e hapur energjetik. Kurse faturat astronomike të Qershorit kanë filluar ta godasin dhe atë pak bazë ekonomike solide që ka mbijetuar me shume sfida deri të tani. E tëra kjo vetëm që ta pasurohet një klikë e ngushtë politike e lidhur me pushtetin aktual. Prandaj, edhe kjo mbase mund të jetë arsyeja që Qeveria e Albin Kurtit ka qenë indiferente ndaj katastrofës ekonomike që po fermentohet dita ditës në Kosovë e që mund të marrë përmasat e një eksodi kombëtar dhe krize humanitare.

Në këtë kontekst, qasja për ta ndihmuar financiarisht popullsinë palestineze ne Gaza, derisa janë politikat qeverisëse të këtij Albin Kurtit që po e shkretojnë e shndërrojnë Kosovën në një djerrin masive , duke e bërë që shumë shpejt ajo të ngjaj Gazës, janë një qasje antishtetërore dhe në kundërshtim me interesat tona kombëtare. /TV Arbëria